FAQ

Preparatet pa recete në shitje të lirë (OTC) për gripin dhe të ftohurën (duke përfshirë dhe preparatët orale dhe ilaçet me pika për hundë) përmbajnë komponentët e mëposhtëm:

  • dekongestivë nazalë (pseudoefedrin, ephedrin, fenilefrin, oksimetazolin dhe ksilometazolin),
  • antihistaminikë (difenhidramin, klorfenamin, bromofeniramin, promethazin, triprolidini dhe doksilamin),
  • antitusivë (dekstrometorfan dhe folkodin),
  • ekpektorantë (guaifenesin dhe ipekakuana),
  • analgetikë dhe antipiretikë (paracetamol, ibuprofen…).

Megjithëse këto ilaçe u janë dhënë fëmijëve për shumë vite, nuk ka prova të sakta që këto ilaçe janë efikase dhe të sigurta për fëmijët nën moshën 6 vjeç. Në kohën kur shumë preparate pa recetë janë miratuar për shitje, është supozuar se ato ilaçe kanë efekt të njëjtë si te të rriturit ashtu dhe te fëmijët, vetëm se doza për fëmijë përcaktohej duke iu referuar raportit të dozës për të rritur. Përveç kësaj, nuk janë realizuar studime klinike tek fëmijët për të gjithë ato ilaçe. Megjithatë, ne tani dimë që fëmijët nuk janë vetëm “njerëz të vegjël”, dhe po punohet për krijimin e ilaçeve që janë të përshtatshme dhe të testuara për fëmijë.

Shumica e farmacistëve konsiderojnë që problemi i sigurisë në marrjen e produkteve për kurimin e simptomave të gripit dhe ftohjes për femijët nën moshën 6 vjeç qëndron në marrjen e shpeshtë, të pajustifikuar dhe jo adekuate te ilaçit, ketu perfshihet dhe doza e gabuar. Shpesh konfuzioni ndodh (për shkak të tregut të gjërë të produkteve të ngjashme) në përdorimin e ilaçeve që janë për fëmijë më të rritur nga femijë të vegjël etj.

Pas analizimit të të gjithë treguesve në dispozicion, rekomandimet aktuale profesionale deklarojnë qe raporti ndërmjet përfitimit dhe rrezikut nuk është i favorshëm për fëmijë nën moshën 6 vjeç. Fëmijët nën moshën 2 vjeç janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të veçantë të efekteve anësore të këtyre ilaçeve, veçanërisht nëse kemi të bëjmë me mbidozën, dhe prandaj keto medikamente nuk duhet t’u jepen fëmijëve nën moshën 2 vjeç. Rreziku i efekteve anësore është më i ulët tek fëmijet e moshave më të rritura, ata sëmuren me rrallë nga ftohja gjatë vitit dhe gjithashtu mund të tregojnë më lehtë nëse ilaçi po bën efekt. Pesha trupore mund të ndikojë në efektin e ilaçit sepse pesha trupore tek disa fëmijë të moshës 2- 6 vjeç mund të jetë e njëjtë si pesha trupore tek disa fëmijë më të vegjël se 2 vjeç.

Shurupi Rhinostop® është parashikuar të përdoret vetëm nga të rriturit dhe nga fëmijë mbi moshën 6 vjeç.

marrjen e produkteve për kurimin e simptomave të gripit dhe ftohjes për femijët nën moshën 6 vjeç qëndron në marrjen e shpeshtë, të pajustifikuar dhe jo adekuate te ilaçit, ketu perfshihet dhe doza e gabuar. Shpesh konfuzioni ndodh (për shkak të tregut të gjërë të produkteve të ngjashme) në përdorimin e ilaçeve që janë për fëmijë më të rritur nga femijë të vegjël etj.

 

Nuk duhet të shqetësoheni nëse fëmijës i është dhënë doza e rekomanduar në paketim. Por, nëse jeni të shqetësuar për gjëndjen e fëmijës tuaj, ëshë e rëndësishme të kontaktoni mjekun. E rëndësishme është të kontrolloni medikamentet qe keni në shtëpi për të përcaktuar se cila prej tyre nuk është më e nevojshme. Këto medikamente mund ti çoni në çdo farmaci, ku mund të hidhen ose të përdoren në mënyrë adekuate.

E ftohura është gjëndje që ka kohëzgjatje të kufizuar dhe simptomat e zakonshme zhduken vetë pas një kohe të caktuar. Përkujdesjet e thjeshta ndihmojnë, si për shëmbull pirja e mjaftueshme e lëngjeve dhe pushimi adekuat. Gjithashtu mund të përdorni Paracetamol për t’i ulur fëmijës temperaturën e lartë. Për bebet e vogla, veçanërisht për ato që kanë probleme me ushqimin, ka ilaç me pika në hundë, i cili ndihmon për të holluar dhe për të nxjerrë sekrecionet e hundës. Nëse fëmija juaj është më i madh se një vjeç, lengu i ngrohtë i limonit me mjaltë mund të lehtësojë kollën në një farë mase.

Nëse fëmija juaj dhe pas 5 ditësh nuk ndjehet mirë, atëherë drejtohuni mjekut për konsultë.

Studimet klinike standarde të ditëve të sotshme janë shumë më të rrepta sesa ato të mëparshmet në lidhje me prodhimet që trajtojnë simptomat e gripit dhe ftohjen. Nuk ekzistojnë rreziqe specifike në aspektin e marrjes së këtyre prodhimeve nëse respektohen udhëzimet e përdorimit dhe doza e përcaktuar. Disa prodhues i kushtojnë rëndësi të veçantë krijimit të kombinimeve të komponentëvë aktivë me raportin më të favorshëm rrezik-përfitim për pacientin. Përsa i përket përbërjes dhe dozave, Rhinostop® është një ndër prodhimet që zë vëndin e parë në tregun e BeH të përshtatur me standartet më të fundit botërore në kurimin e gripit dhe ftohjes dhe me rekomandimet me të reja të agjensive më të respektueshme rregullatore për ilaçet dhe prodhimet mjekësore ne botë. Për të zvogëluar rrezikun e abuzimit potencial të metamfetaminës, doza pseudoefefrinë në Rhinostop®- është optimizuar ne 61,5 mg në një tabletë. Për të minimizuar rrezikun e pakontrolluar dhe shumë të shpeshtë të përdorimit të dozave të mëdha të paracetamolit të cilat mund të çojnë në dëmtim të mëlçisë, doza e paracetamolit në Rhinostop® është optimizuar në 251 mg paracetamol në një tabletë. Në këtë aspekt, marrja e Rhinostop®- mund të konsiderohet më e sigurtë në krahasim me marrjen e medikamenteve të cilat përmbajnë sasi më të madhe pseudofedrine ose paracetamoli (psh. 500 ose 1.000 mg për njësi paketimi).

Medikamentet që përdoren në kurimin e simptomave te ftohjes dhe gripit zakonisht përmbajnë elementë aktivë që përmirësojnë bllokimin e hundës duke zvogëluar ënjtjen e mukozës së hundës. Keto përbërës quhen dekongestivë. Nga njëra anë, ato ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave të pakëndshme që rezultojnë nga bllokimi i hundës, duke bërë qe i sëmuri të jetë nervoz dhe të ketë vështirësi në realizimin e aktiviteteve të përditshme. Në këtë mënyrë keto përbërës ndihmojnë pacientin e sëmurë me grip ose ftohje të përmirësojë cilësinë e jetës. Por nga ana tjetër, dekongestivët mund të rrisin tensionin e gjakut sepse ndikojnë ne ngushtimin e enëve të gjakut. Kështu që, në përgjthësi marrja e medikamenteve për lehtësimin e simptomave të gripit dhe ftohjes nuk rekomandohet për përsonat me tension të lartë gjaku.

Rhinostop® duhet të merret sapo të ndjeni simptomat e para të gripit ose të ftohjes, dhe zakonisht simptomat e para kane të bëjnë me djegie fyti, ndjesi lodhje, dobësie, ngritje e lehtë temperature ( temperatura mund të jete e pranishme ose jo ne rastin e ftohjes, ndërsa në rastin e gripit zakonisht temperatura është një ndër simptomat e para ). Rhinostop® do të jetë shumë efektiv nëse merret në kohën e shfaqjes së simptomave të para të përmëndura më lart, sepse atëherë ndërveprimi i komponentëve aktivë përbërës do të ketë efektin më të theksuar. Prandaj themi: „Merrni Rhinostop® në kohë“.

Shurupi Rhinostop® ka aromë karakteristike manaferre dhe shije të këndshme. Megjithatë, duke pasur parasysh që nuk përmban ekstrakte manaferre, shurupi Rhinostop® mund të përdoret nga personat që kanë alergji nga frutat e pyllit.