A e parandalon vaksinimi gripin?

Sa efektive është vaksina kundër gripit??

 

Epidemitë e gripit në pjesën veriore dhe jugore të planetit, zakonisht ndodhin sezonalisht në periudhën e dimrit. Për arsyen se dimri në hemisferën veriore dhe jugore vjen në periudha të ndryshme gjatë vitit kalendarit, çdo vit ka dhe dy sezone të ndryshme të gripit. Për këtë arsye Organizata Botërore e Shëndetësisë (me ndihmën e qëndrave kombëtare për gripin) çdo vit vlerëson se cili lloj virusi gripi mund të jetë shkaku më i mundshëm i epidemisë gjatë vitit të ardhshëm dhe japin rekomandime në dy formulime të ndryshme: një për veriun dhe një për hemisferën jugore.
Kjo i lejon kompanive farmaceutike që në bazë të parashikimeve për llojin e virusit të zhvillojnë vaksinën e cila ofron specifikën më të lartë dhe imunitetin më të mirë për të luftuar llojin specifik të virusit të gripit. Kështu që, efektiviteti i vaksinës varet nga shkalla e ngjashmërisë ndërmjet llojit/llojeve të parashikuara të virusit të gripit të përdorur për prodhimin e vaksinës dhe llojit/llojeve të viruseve që qarkullojnë gjatë sezonit aktual të gripit. Për shkak të shkallës së lartë të mutacionit të virusit të gripit, vaksina të caktuara zakonisht nuk ofrojnë mbrojtje më të madhe se një deri në dy vite.
Për vetë faktin se llojet e vaksinës duhet të miratohen 9-10 muaj përpara sezonit të ri tëpritshëm të gripit (duke konsideruar këtu se prodhuesve ju duhet rreth 6 muaj për të formuluar dhe për të prodhuar doza të mjaftueshme të vaksinës sezonale), ndërkohë mund të ndodhë ndonjë mutacion i llojit të virusit të miratuar në ciklin natyral dhe madje mund të ndodhë edhe shfaqje e një lloji te ri virusi, gjë që bën të mundur zvogëlimin e efektivitetit të vaksinës nën nivelin e parashikuar. Prandaj efektiviteti i vaksinës kundër gripit varion nga viti në vit. Në qoftë se diçka e tillë ndodh, bën të mundur uljen e aftësisë së antitrupave, e prodhimi i tyre në organizëm është iniciuar nga lloji i vaksinës së virusit jo aktiv për të luftuar virusin që ka pësuar së afërmi mutacionin.
Duke marrë parasysh faktin që pas marrjes së vaksinës duhet të kalojnë afërsisht dy javë që vaksina të fillojë të bëjë efektin (kohë kjo e mjaftueshme për të krijuar antitrupa specifikë), mund të ndodhë që infektimi të vijë menjëherë para vaksinimit, kështu që mund të sëmureni pikërisht nga lloji i virusit që vaksina ishte supozuar t’ju mbronte. Gjithashtu, efektiviteti i vaksinës ndryshon nga një person tek një tjetër, në bazë të moshës ose gjendjes së përgjithshme shëndetësore të personave të caktuar. Konsiderohet që vlerën më të madhe vaksina sezonale kundër gripit e ka tek fëmijët dhe tek të moshuarit. Tek personat e rritur të shëndetshëm, vaksina ka një efekt modest në zvogëlimin e numrit të simptomave të gripit.

Kush duhet të vaksinohet kundër gripit ?

Gripi mund të shpie në komplikime të cilat mund të zhvillohen në sëmundje serioze dhe të rrezikshme, veçanërisht te të moshuarit dhe te të sëmurët kronikë, individët e tillë me rrezikshmëri të lartë këshillohen që të vaksinohen cdo vit për tu imunizuar ndaj gripit. Sigurisht, vaksinimi duhet të bëhet pas këshillimit me mjekun, në mënyrë që këta persona të forcojnë sistemin imunitar dhe në këtë mënyrë të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të formës së rëndë të sëmundjes me komplikacione ose dhe me rrezik vdekjeje.
Ata janë:
• Personat më të vjetër se 50 vjeç,
• Fëmijët dhe adoleshentët,
• Banorët e shtëpive të të moshuarve,
• Të rriturit dhe fëmijët që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës dhe të sistemit të enëve të gjakut, personat që vuajnë nga sëmundje të sistemit të frymëmarrjes duke përfshirë këtu dhe fëmijët me astmë,
• Të rriturit dhe fëmijët me gjëndje të mëposhtme shëndetësore:
o Sëmundje kronike të metabolizmit (psh diabeti)
o Sëmundje të veshkave
o Përdoruesit e ilaçeve ose ne rastin e sëmundjeve të cilat çojnë ne rënien e sistemit imunitar
o Sëmundjet e gjakut, zakonisht çrregullime të hemoglobinës (hemoglobinopatinë)
• Fëmijët dhe adoleshentët në terapi të gjata me aspirine
• Femrat që janë në pritje të një shtatzanie të mundshme gjatë sezonit të gripit.

Përveç këtyre, vaksinimi rekomandohet dhe për:
• Stafin e kujdesit shëndetësor,
• Stafin e shtëpive të të moshuarve dhe të institucioneve të ngjashme,
• Ofruesit e shërbimeve të kujdesit të shtëpive të personave me rrezikshmëri të lartë,
• Anëtarët e familjeve të personave me rrezikshmëri të lartë,
• Të gjithë personat e çdo lloj moshe, të cilët dëshirojnë të zvogëlojnë rrezikun e sëmurjes nga gripi, duke përjashtuar këtu personat alergjikë ndaj vezëve.

Efektet më të rrezikshme anësore të vaksinimit janë reaksionet e rënda alergjike në vetë materialin viral ose copëzat e mbetura të vezëve të përdorura për rritjen e llojit të virsusit që përdoret në vaksina. Për fat të mirë, këto reagime janë shumë të rralla.