Si trajtohet gripi dhe e ftohura?

Trajtimi i të ftohurës

Aktualisht nuk ka asnjë medikament antiviral që mund të trajtoj ftohjen ose të shkurtojë kohëzgjatjen e saj. Nuk ekziston asnje medikament që eliminon simptomat e gripit dhe të ftohjes. Megjithatë, një numër i madh ilaçesh dhe medikamentesh janë në dispozicon, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të gripit dhe të ftohjes ( trajtimi simptomatik):

  • Medikamentet pa recetë:
    • Preparate të kombinuara nga multikomponentë (kryesisht për të trajtuar disa simptoma në të njëjtën kohë), për shëmbull  Rhinostop®
    • dekongestivë(kundër bllokimit të hundës), psh.Reukap®
    • antitusivë (kunder kollës së thatë) dhe sekretolitikë/ekspektorantë (stimulojnë kollën me sekrecion dhe lehtësojnë kollitjen), psh. Bronchobos®
    • antihistaminikë (kundër rritjes së sekrecioneve nga hunda, kundër kollës), psh. Lostop®
    • analgetikë dhe antipiretikë (lehtësojne dhimbjet dhe ulin temperaturën e ngritur trupore), psh. Paracetamol
    • antiseptikë oral (kundër dhimbjes së fytit), psh. Lysobact Spray®
    • Preparate topikale(lokale, sipërfaqësore) siç janë kremi ose xheli për lekurën e dëmtuar/të plasaritur rreth hundës
  • pushimi
  • konsumim i lëngjeve
  • shmangia e konsumimit të alkoolit dhe produkteve të duhanit

Fëmijët të cilët kanë temperaturë të lartë nuk duhet të përdorin preparate me bazë aspirine, sepse marrja e tyre gjatë periudhës së infeksionit viral mund të shkaktojë zhvillimin e sindromës Reyev, sindromë kjo shumë e rëndë, shpesh dhe me mundesi vdjekjeprurëse. Për më tepër, ekspertët nuk rekomandojnë marrjen e aspirinës ose të ndonjë preparati tjetër që përmban aspirinën, ne rastet e infeksioneve virale (siç është gripi, sëmundjet me urtikarie …) tek fëmijët më të vegjël se 12 vjeç.

Trajtimi i gripit

Mjeku mund të përcaktojë një trajtim specifik për gripin në bazë të :

  • moshës së pacientit, gjëndjes së tij të përgjithshme shëndetësore dhe historisë së tij mjekësore të mëparme
  • tipit dhe nivelit të gripit dhe shkallës së simptomave
  • tolerancës individuale ndaj preparateve të caktuara farmaceutike dhe/ose proçedurave terapeutike
  • rrjedhes së pritshme të sëmundjes
  • mendimit dhe preferencave te pacientit

Qëllimi i trajtimit të gripit është parandalimi ose lehtësimi i zhvillimit të simptomave të rënda. Trajtimi mund të përmbajë

  • ilaçe pa recetë:
    • preparate të kombinuara nga shumë komponentë (kryesisht për të trajtuar disa simptoma në të njëjtën kohë), psh. Rhinostop®
    • dekongestivë (kundër bllokimit të hundës), psh. Reukap®
    • antitusivë (kundër kollës së thatë) dhe sekretolitikë/ekspektorantë (stimulojnë kollën me sekrecion dhe lehtësojnë kollitjen), psh. Bronchobos®
    • antihistaminikë (kundër rritjes së sekrecioneve nga hunda, kundër kollës), psh. Lostop®
    • analgetikë dhe antipiretikë (lehtësojne dhimbjet dhe ulin temperaturën e ngritur trupore), psh. Paracetamol
    • antiseptikë oral (kundër dhimbjes se fytit), psh. Lysobact® ose Lysobact Spray®
  • pushim
  • konsumim lëngjesh
  • shmangie e konsumimit të alkoolit dhe të produkteve të duhanit
  • ilaçet me recetë – anitviralët (medikamentë që luftojnë virusin), të cilët ndonjëherë mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e virusit, por nuk mund ta shërojnë atë. Katër janë ilaçet e aprovuar për këtë qëllim: amantadin, rimantadin, zanamivir dhe oseltamivir. Duke marrë parasysh faktin që disa nga këto ilaçe kanë një lidhje jo të qartë midis përfitimit dhe rrezikut- nuk kanë ndikim të provuar në zvogëlimin e rrezikut nga zhvillimi i komplikimeve ose hospitalizimit, mund të shkaktojnë disa efekte të rënda anësore ose duhet të aplikohen me kujdes të veçantë nga grupe të caktuar pacientësh (zanamivir dhe oseltamivir) ose mund të jenë të paefektshëm për shkak të rezistencës së disa viruseve (amantadin dhe rimantadin) – këto ilaçe mund të jepen vetëm me recetë të mjekut.