Trajtimet alternative për ftohjen dhe gripin

Disa prodhime/medikamente farmaceutike mund të parandalojnë dhe shkurtojnë zgjatjen e gripit dhe /ose mund të lehtësojnë ndjeshëm simptomat e sëmundjes, dhe një nga ata është Rhinostop® i cili vepron ndaj më shumë se 10 simptomave dhe shënjave të ndryshme të gripit dhe ftohjes.
Edhe pse ekziston një numër i madh i kurave alternative për trajtimin e ftohjes, nuk ka akoma fakte të mjaftueshme shkencore që mund të mbështesin përdorimin e pjesës më të madhe të këtyre terapive ose kurave. Këtu po paraqesim disa prej tyre, por mos harroni se është gjithmonë mirë të këshilloheni më mjekun ose farmacistin në rast se dëshironi të përdorni këto kura.

    Ehinacea

    Ehinacea është një bimë që përdoret në ushqime për të cilën mendohet se forcon sistemin imunitar dhe kështu ndihmon në luftën kundër infeksioneve. Mirëpo, nuk është e njohur nëse një ngritje e tillë e sistemit imunitar ndihmon kundër ftohjes. Shumica e studimeve tregojnë se ecinacea nuk ndihmon në parandalimin ose kurimin e ftohjes, ndërsa një numër i vogël studimesh sugjerojnë që kjo bimë mund të shkurtojë kohëzgjatjen e simptomave për një ditë. Nëse keni probleme të tjera shëndetësore ose jeni në përdorim e sipër të ndonjë ilaçi duhet të konsultoheni më parë me mjekun nëse është e këshillueshme përdorimi i ndonjë bime si shtesë ushqimore.

    Zink

    Sipas disa studimeve mund të konkludohet se zinku arrin rezultate në luftën kundër viruseve , të tillë si virusi i ftohjes. Disa të dhëna tregojnë se zinku mund të parandalojë formimin e disa proteinave të caktuara që virusi i ftohjes i përdorë për t’u shumuar. Edhe pse duket se zinku nuk ndihmon në parandalimin e ftohjes , disa studime sugjerojnë se zinku mund të ndihmojë në shkurtimin e kohëzgjatjes së simptomave të gripit dhe mund të lehtësojë simptomat e zakonshme të ftohjes nëse përdorimi i tij fillon brënda 24 orëve nga shfaqja e simptomave të para. Për shkak të dallimeve të mëdha në rezultatet e kërkimeve të ndryshme, është me rëndësi të kryhen studime të tjera shtesë për të konfirmuar se si dhe kur zinku mund të jetë efektiv. Duke pasur parasysh faktin se tabletat me bazë zinku mund të japin efekte anësore të padëshiruara, nuk ka arsye të fortë që mjeku të rekomandojë zink në trajtimin e ftohjes së zakonshme. Departamenti Amerikan për Ushqimin dhe Medikamentet (FDA) nuk rekomandon as përdorimin e prodhimeve për hundë kundër ftohjes me bazë zinku sepse ekzistojnë të dhëna që këto preparate mund të çojnë në humbjen e përhershme të nuhatjes së aromave.

    Vitamina C

    Forca e vitaminës C në luftën kundër ftohjes nuk është akoma e konfirmuar. Pas kërkimeve të detajshme është konfirmuar veprimi zhgënjyes i vitaminës C ndaj simptomave dhe gjatë ftohjes. Është konfirmuar se marrja e rregullt e vitaminës C nuk zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjes dhe as nuk ndikon në ashpërsinë e vetë ftohjes, përveçse në rrethana specifike; më saktë të anketuarit e ekspozuar ndaj lodhjes së madhe fizike dhe motit të ftohtë të cilët kishin përdorur vitaminën C kishin 50% shanse më pak të sëmureshin nga virusi i ftohjes. Duket se sasia optimale për parandalimin e ftohjes është 2.000 mg, por kjo dozë e madhe mund të irritojë barkun dhe të shkaktojë diarre, ndërsa tek disa persona të tjerë të ndjeshëm, rreziku mund të jetë i dyfishtë në krijimin e gurëve në veshka.

    Çaji i ngrohtë

    Pirja e çajit të ngrohtë ndihmon në parandalimin e dehidrimit të organizmit. Thithja e avullit thuhet se mund të lehtësojë bllokimin e hundës, ndërsa njomja e mukozës së fytit mund të zvogëlojë sadopak ndjesinë e acarimit dhe kruarjes së fytit. Çaji i zi dhe i gjelbërt janë më të përshtatshmit duke konsideruar faktin që përmbajnë shumë antioksidantë të cilët mund të ndihmojnë në luftën kundër ftohjes. Nuk është mirë të pini çaj të nxehtë para gjumit, sepse mund të vështirësojë proçesin e zënies së gjumit.

    Hudhra

    Për një kohë të gjatë hudhra po konsiderohet si një nga mjetet më të mirë për të luftuar mikrobet. Një studim ka treguar se elementët shtesë të ushqimit me bazë hudhrën mund të ndihmojnë në parandalimin e ftohjes, por vetëm nëse përdoren çdo ditë. Por, duhen të kryhen edhe studime të tjera për të konfirmuar efektet e vërteta të hudhrës. Gjthsesi, hudhra mund të përdoret në ushqime kur keni probleme me bllokimin e hundës dhe kur gjithçka çfarë hani ju duket pa shije.

    Njomësit e ajrit

    Thithja e avullit thuhet se mund të hapë dhe lehtësojë bllokimin e rrugëve të traktit respirator, edhe pse nuk ka konfirmime shkencore se thithja e ajrit të ngrohtë dhe të lagësht ndihmojnë në kurimin e ftohjes. Për të siguruar sasi të mëdha avulli, mund të përdorni lagështues ajri për dhomë, ose thjesht mund të hyni në tualet, të mbyllni derën dhe të lëshoni ujin e nxehtë.

    Pikat e tretjes fiziologjike për hundë

    Pikat ose spërkatja me spray që përmban kripë (0,9%) për hundë mund të hollojë sekrecionet e mukozës së hundës, që më pas mund të eliminohen lehtë, gjë që bën të mundur lehtësimin e bllokimit të hundës. Provoni tretjen fiziologjike në formë pikash për hundë që janë në shitje të lirë , ose mund t’a përgatisni vetë duke hedhur një lugë çaji kripë kuzhine në një litër ujë të pastër të zakonshëm. Dmth, krijohet përmbajtja e 1% kripë në ujë. Me pompëzën thithëse hidhni ca pika nga tretësira në njërën vrimë hunde ndërsa tjetrën mbajeni të mbyllur. Kjo duhet të aplikohet 2-3 herë, dhe pastaj bëhet e njëjta gjë me vrimën tjetër.

    Kremi me bazë mente

    Nëse për disa ditë fshini hundët, lëkura e hundës mund të irritohet. Zgjidhja e thjeshtë është që me kremin me bazë menteje të fërkohet pjesa e poshtme e hundës ( kurresesi mos të futet brënda në hundë) ose e gjoksit ose fytit. Menta përmban agjentë të butë anestezioni të cilët largojnë dhimbjen e lëkurës së irrituar. Një tjetër gjë e rëndësishme në lidhje më këto lloj kremrash është se thithja e avullit të produkteve që përmbajnë mentol ose kamfor mund të lehtësojë kollën ose zhbllokojë hundën dhe në këtë mënyrë zvogëlon simptomat e zënies së hundëve. Këto produkte mund të përdoren ekskluzivisht tek fëmijët mbi 2 vjeç.

    Shpërlarje e fytit më ujë të kripur

    Në rastin e dhimbjeve të fytit, shpërlarja (gargare) tradicionale e fytit me ujë të kripur mund të jetë e dobishme. Gargaret më ujë të ngrohtë në të cilin shtohet një lugë çaji kripe, katër herë në ditë mund të ndihmojnë në njomjen e fytit të thatë.

    Ankerplastat për hundë

    Për të lehtësuar bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes gjatë natës, mund të provoni dhe ankerplastat për hundë, të cilët mund të blihen në shitje të lirë. Këto ankerplasta vendosen në harkun (urën ) e hundës në mënyrë që të ndihmojë hapjen e rrugëve të frymëmarrjes. Edhe pse nuk mund të zhbllokojnë hundën, ata mund të krijojnë hapësirë të mjaftueshme për të marrë frymë lehtë.

    Temperaturë e ngritur

    Ngritja e temperaturës është reagim natyror i organizmit i cili lufton aktivisht me ftohjen dhe gripin për të krijuar një mjedis të tillë në organizëm i cili nuk është i favorshëm për mikrobet. Megjithatë, nëse temperatura e lartë e trupit krijon probleme mund të merrni një preparat të përshtatshëm me efekt antipiretik (psh. Paracetamol, sepse për fëmijët me temperaturë të lartë nuk duhet të përdoren preparatet me bazë të acidit acetilsalicilik). Gjithashtu, duhet të keni kujdes të mos dehidroheni. Telefononi menjëherë mjekun nëse temperatura kalon 40 °C, nëse nuk arrini t’a ulni shpejt me trajtime specifike. Telefononi menjëherë mjekun nëse foshnja më e vogël se 3 muaj kalon temperaturën 38 °C. Zakonisht, temperatura e cila nuk kalon 38,8 °C tek fëmijët nuk është e nevojshme të ulet nëse nuk shkakton siklet.

    Pushim në krevat

    Duke marrë parasysh faktin se të gjithë kemi shumë angazhime, asnjë nuk dëshiron të kalojë një-dy ditë në krevat. Megjithatë, pushimi i duhur kursen energjinë që organizmi mund ta orientojë në luftën kundër mikrobeve. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të mos e ftohni veten shumë, por të rehatoni në krevat në mënyrë që t’i lehtësoni punën qelizave të sistemit imunitar në luftën fisnike për shëndetin tuaj.