Kollitja nuk është vetëm një refleks i dobishëm që trupi përdor për të pastruar rrugët e frymëmarrjes nga substancat e huaja dhe irrituese të tilla si pluhuri, tymi, poleni, qimet, ajri i ftohtë etj., por është gjithashtu dhe një nga simptomat e sëmundjeve të ndryshme, siç është ftohja. Kjo ka të bëje me sjellje të lindur të species tonë. Poeti i famshëm nga Uellsi George Herbert ka thënë: “Dashurinë dhe kollën nuk mund t’a fshehësh kurrë.” Prandaj le të zbulojmë edhe disa fakte interesante rreth kollës.
Hapje goje apo kollitje? Është vënë re që audienca e teatrit ka prirjen për t’u kollitur gjatë skenave të mërzitshme, ndërsa një audience që nuk kollitet është tregues i aftësive të mira aktruese dhe të një shfaqje interesante. Benjamin Franklin, një nga themeluesit e SHBA ka thënë:“Arti i aktrimit qëndron në shmangien e kollitjes te audienca.”
A-ha! Kollitje: kolla nuk është gjithmonë një veprim i pavetëdijshëm, shpesh e përdorim në mënyrë të vetëdijshme, me qëllim të caktuar në situata të ndryshme shoqërore. Kollitja ka motivet e saj sociale, të tilla si kollitja para një fjalimi. Kollitja me qëllim tërheqjen e vëmëndjes është bërë më se e zakonshme, pjesë e komunikimit të përditshem ndërpersonal, çdo herë kur dikush thotë diçka jo të saktë ose absurde. Kollitja përdoret dhe për çlirimin e tensioneve të brëndshme psikike. Konsiderohet që shpeshtësia e një kollë të tillë është më e madhe në mjediset që janë të prirura ndaj tensioneve psikologjike dhe konflikteve sociale. Në mjedise të tilla, kollitja zhvillohet si një ndër mekanizmat e shumtë mbrojtës, madje deri në masën e zëvëndësimit të sjelljes maladaptive. Shkaku i kollës mund të ketë origjinë psikogjene. Mund të kollitemi ngan shprehia dhe kjo kollë mund të shndërrohet në të ashtëquajturën „ tik-kollitje “. Kolla mund të ndodhë dhe në rastin e disa çrregullimeve neurologjike, p.sh reagime të pakontrolluara në rastin e sindromës Tourette.
Natyra eksplozive e kollës! Shkencëtarët kanë zbuluar se nga kollitja mund të nxirret afërsisht një sasi ajri e mjaftueshme për të mbushur deri në 75% të një shishe 2 –litërshe koka-kole, dmth deri në 1,5 litra. Ky ajër që nxirret nga mushkëritë jashtë trupit mund të kalojë një rrugë prej disa metrave me shpejtësinë rreth 80 km/h.
Kollitja me kulturë! Mbulimi i gojës me dorë në rastin e kollitjes ose të teshtimës nuk është vetëm çështje kulture. Zakoni i mbulimit të gojës kur kollitemi ose teshtijmë është një nevojë e përgjithshme shëndetësore. Me anë të kollitjes nxirren mijëra pikëza të vogla pështyme dhe sekrecione të tjera nga trakti respirator- me një kollitje mund të nxirren rreth 3.000 pikëza. Në këtë mënyrë përhapet një numër i madh sëmundjesh infektive, të tilla si gripi dhe e ftohura. Me anë të vetëm një kolle, mund të nxjerrim nga vetja rreth 20.000 viruse, dhe kjo është e mjaftueshme që të infektohen shumë njërëz-veçanërisht ata që nuk janë të mahnitur me faktin se disa persona akoma nuk e kanë përvetësuar zakonin për të cilin po flasim.
Personat e ftohur duhet të tështijnë ose të kolliten në faculetë për një pëdorim, pas kollitjes faculeta duhet të mbështillet shpejt dhe menjëherë duhet të lahen duart. Kohët e fundit vendosja e dorës para gojës gjatë kollitjes ose tështimës konsiderohet si e papërshtatshme sepse bakteret mund të përhapen në rast se i japin dorën dikujt. Personat të cilët kolliten ose tështijnë dhe nuk kanë një faculetë me vete atëherë goja duhet të mbulohet me parakrahun ose me pjesën e brëndshme të bërrylit.
Kollitja e fortë mund të jetë e rrezikshme! A e keni vënë re ndonjëherë se nga kolla e vazhdueshme e cila mund të zgjasë disa orë ose ditë mund t’ju dhëmbë koka, mund të keni marramendje, lodhje, dhimbje në gjoks dhe në shpinë? Madje ndodh që forca e kollës mund të ulë aftësinë e kontrollit të muskujve të jashtëm, dmth që nuk jemi në gjëndje të mbajmë urinën ose jashtëqitjen! E gjithë kjo është rezultat i presionit të lartë(deri në 300 mm/Hg) i cili nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes shtyn ajrin me një shpejtësi të madhe deri në 800 km në orë, me forcë më të madhe se uragani! Ky presion i madh dhe shpejtësia eksplozive e ajrit shkaktuar nga kollitja e fortë janë të dobishëm ne aspektin e nxjerrjes së substancave irrituese dhe sekrecioneve shtesë nga rrugët e frymëmarrjes, por në të njëjtën kohë mund të shkaktojë dhe komplikacione. Tek personat që kanë dëndësi të ulët të kockave, mund të çojë në thyerje brinjësh. Kollitja mund të shkaktojë dhe plasje të muskujve të diafragmës, të cilët i përdorim për të marrë frymë. Kollitja e fortë mund të shkaktojë gjakderdhje subkonjuktive në sy ose plasaritje të venave në hundë dhe në anus! Kolla mund të shpie edhe deri në plasje të alveolave të mushkërive, që nga kjo shkaktohet pneumatoraksi sponatan ose mund të shpie në hernie të barkut ose të legenit!
Kolla mund të jetë buçitëse! Kolla e ashpër është matur se mund të ketë forcë prej 90 dB, dhe mund të jetë më buçitëse se zhurmat e trafikut ! Kjo lloj zhurme për nga forca është e njëjtë me zhurmën e një metroje ose zhurma që bën Boeing 737 përpara uljes.
Si është kuruar kolla para 100 vitesh? Në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, ilaçet për kurimin e kollës për fëmijë dhe të rritur përmbanin heroinë, substancë kjo narkotike disa herë më e fortë se morfina. Një nga kompanitë e sotshme farmaceutike më të fuqishme në botë ka bërë pasuri të madhe nga prodhimi dhe shitja në mbarë botën të Heroin® si ilaç për kollën,ftohjen, bronkitin dhe „acarimin“! Fushata aktive e marketingut shpalli Heroin® si një ilaç pa recetë për fëmijë dhe të rritur në shitje të hapur duke e rekomanduar për qetësimin e kollës pa potencial varësie! Për fat të mirë, shoqëria reagoi në rrezikshmërinë serioze për shëndetin e popullsisë, dhe prandaj që nga viti 1914 heroina mund të merrej vetëm me recetë dhe në vitin 1924 Departamenti Amerikan për ushqimin dhe ilaçet (FDA) ndaloi tërësisht përdorimin e saj. Dhe në ditët e sotme, përdoren disa ilaçe kundër kollës që përmbajnë kodein ose dekstromorfan (gjithashtu substanca që kanë potencial varësie), prandaj duhet të monitorohen shënjat e varësisë, veçanërisht tek adoleshentët.
Si është e mundur ?! Edhe pse pirja e kakaos ose larja me ujë të nxehtë konsiderohen deri diku trajtime të efektshme kundër kollës, ekziston dhe një „zgjidhje“ shumë më e çuditshme për kollën: vendosja e një shamie të lagur në qafë, vendosja e copave të akullit në gojë, lyerja e këmbëve me krem menteje, madje dhe veshja e çorapeve dhe ngritja e duarve në ajër!
Gjirafat kanë imunitet ndaj kollës? Nuk është tërësisht e qartë pse gjirafat nuk kolliten asnjëherë. Ka disa teori në lidhje me strukturën e mushkërive të tyre (të nevojshme për të stimuluar kollën) që gjënden shumë thellë në raport me fytin e tyre shumë të gjatë. Por nga ana tjetër, disa mendojnë që gjirafat kolliten, por që veshi i njeriut nuk mund ta njohë atë zhurmë. Ndër të tjera, është e njohur se gjirafat meshkuj lëshojnë tinguj të ngjashëm kur ju vinë rrotull gjirafave femra!
Infekcioni nuk eshte shkaktar i çdo kollitje! Opinioni i përhapur se çdo kollitje është infektive dhe se çdo kollitje e gjatë shkaktohet nga tuberkulozi nuk është i saktë sepse inflamacionet nuk janë shkaku i vetëm i kollitjes! Kolla me origjinë joinfektive shfaqet si simptomë dhe tek sëmundje të tjera, siç është rasti i refluksit gastroezofagal ( kthimi i përmbajtjes acide të stomakut në ezofag), astma, disa lloje bronkitesh, sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive ( që më së shumti shfaqen tek duhanpirësit kronik), sëmundjet profesionale siç është rasti i pneumokoniozës, zgjerimi i rrugëve të frymëmarrjes (bronhiektazija), fibrozat cistike, emboli pulmonare, miokardi i mushkërive, sëmundjet intersticiale të mushkërive (ndryshimet kur në indet mes qeses së ajrit në mushkëri çojnë në fibrozë- krijimi i indit lidhor), sarkoidoza, tumorët beninjë dhe malinjë të mushkërive, ajri i ndotur (këtu përfshihet dhe tymi i duhanit, grimcat, gazet irritues, si dhe lagështia e shtëpive), substanca të huaja në traktin respirator, sëmundjet e kanalit dëgjimor të jashtëm, insuficienca e zemrës, aneurizma e aortës, si efekt anësor në rastin e marrjes së disa medikamenteve, të tillë si ACE inhibitorët, e njohur është dhe e ashtëquajtura kollë psikogjene që shfaqet si rezultat i ndonjë problemi mendor.