20 Fakte interesante rreth teshtimës

Teshtima është një refleks i vetëdijshëm, të cilin nuk mundemi t’a kontrollojmë. Të gjithë teshtijmë, pa përjashtim, edhe pse disa teshtijnë me fort se të tjerët. Edhe kur kalon sezoni i gripit dhe ftohjes, teshtima – edhe në sezonen e alergjisë që vjen teshtima mbetet. Prandaj vini re disa kuriozitete rreth teshtimës.

    Tështima fillon në nervat e juaj. Sinjalet që vijnë përmes nervave i japin mesazh trurit që ka diçka në hundë dhe që duhet të nxirret jashtë. Të gjithë kemi një sistem nervor që është i lidhur në të njëjtën mënyrë, por sinjalet që dërgohen përmes nervave ndonjëherë mund të udhëtojnë në rrugë të ndryshme drejt trurit dhe nga truri, gjë që rezulton në forma ose në skenarë të ndryshëm tështimash, që te të gjithë ne shfaqen në mënyra të ndryshme.

    Tështijmë për shëndetin. Tështima është një pjesë shume e rëndësishme e proçesit të mbajtjes së sitemit imunitar, duke ndihmuar të qëndrojmë të shëndetshëm dhe që hunda të mos jetë e bllokuar. Tështima mbron trupin tonë me anë të procesit të nxjerrjes së baktereve dhe viruseve nga hunda. Kur diçka hyn në hundën tuaj ose hasni diçka që ngacmon “qëndrën për tështima” në trurin tuaj, e cila gjëndet në pjesën e poshtme të trurit, sinjalet lëshohen me shpejtësi të madhe që të mbyllet fort fyti, sytë dhe goja juaj. Natyra e forte e tështimës i atribuohet faktit se akti i tështitjes përfshin aktivitetin e fortë, të kombinuar dhe harmonizues të disa muskujve të fytyrës, fytit dhe gjoksit. Gjatë tështimës, qiellza e butë dhe uvula lëshohen, ndërsa pjesa fundore e gjuhës ngrihet, dhe në këtë mënyrë bëhet mbyllja e pjesshme e kalimit në gojë dhe ajri që nxirret nga mushkëritë drejtohet drejt hundës. I gjithë ky proçes rezulton ne atë që ajri- së bashku me mikrobet, pështymën dhe sekrecionet –fuqishëm nxirrren nga hundët dhe goja. Dhe kështu, tështijmë !

    Teshtima është e shpejtë. Refleksi i teshtimës e dëbon ajrin nga hunda me një shpejtësi rreth 150 kilometër në orë. Në këtë mënyrë, vetëm një tështimë mund të nxjerrë 100.000 mikrobe në ajër. Nuk ka shanse që mund t’ju shpëtoni!

    Ndërsa flini, nuk tështini! Kur flini, flenë dhe nervat tuaj përgjegjës për tështimën, që do të thotë që edhe kur dremisni nuk tështini. Gjatë gjumit nuk tështini për shkak të të ashtëquajturës REM atonia, ose gjëndjes së pavetëdijshme gjatë të cilës nuk ka stimulim të neuroneve motorikë, kështu që dhe sinjalet reflektive të tështimës nuk lëshohen në drejtim të trurit ose nga truri. Gjithsesi, disa stimuj të jashtëm mund të bëjnë që personi të zgjohet nga gjumi për të tështirë, edhe pse çdo tështimë që ndodh pas saj zhvillohet në një farë mënyrë në gjëndje pjesërisht të zgjuar, gjegjësisht në gjëndje të vetëdijshme.

    Tështima më e gjatë zgjati 978 ditë, dhe ky është rekordi që theu Donna Griffiths nga Worcestershire Angli, sipas faqes së internetit të Bibliotekës së Kongresit.

    A ju tështihet kur bëni ushtrime? Edhe ushtrimet gjimnastikore mund të stimulojnë tështimën. Sforcimi fizik çon në hiperventilim, kështu që hunda dhe goja fillojnë të thahen. Pas kësaj hunda reagon dhe fillon të rrjedhë, dhe në këtë rast ky është shkaku i tështimës.

    Tështij ndërsa heq vetullat! Heqja e vetullave mund të stimulojë tështitjen sepse ngacmohen nervat trigeminal të fytyrës, të cilat janë të lidhur me pasazhet e hundës, që rezulton në tështimë.

    Tështimat në plazh! Puplat, specat, ftohja, gripi dhe alergjitë e mërzitshme nuk janë arsyet e vetme pse njerëzit tështijnë. Tështima stimulohet dhe nga dielli. Drita e diellit shkakton tështima te një në katër persona. Personat të cilët tështijnë nga drita e diellit quhen fotici, që në gjuhën greke do të thotë “nga drita”. Fjala është për reagimin që quhet refleksi fotik i tështitjës. Shkencëtarët nuk e dinë arsyen e plotë të kësaj dukurie, por dihet që tendenca për të tështirë pas ekspozimit në dritë është e lindur, karakteristikë e trashëguar autosomo-dominante, e pranishme kjo te 18-35% të popullsisë botërore.

    Edhe seksi mund të shkaktojë tështima! A ju tështihet pas seksit ? Kjo dukuri ndodh shumë më shpesh sesa mendoni. Shkencëtarët konsiderojnë që stimulimi i sistemit nervor parasimpatik tek disa njerëz bën të mundur dërgimin e sinjaleve jo vetëm për kënaqësinë gjatë sexit por dhe për teshtitje pas tij. Është e njohur që disa persona tështijnë gjatë fantazisë erotike dhe gjatë fazës fillestare të eksitimit seksual. Këto reagime janë vënë re tek të dy gjinitë dhe ka mundësi të kenë natyrë trashëguese. Mjekët supozojnë se ky fenomen është rezutat i kalimit të sinjaleve në sistemin nervor autonom i cili rregullon një numër të madh funksionesh trupore, duke përfshirë këtu dhe “zgjimin” e organeve gjenitale gjatë eksitimit seksual. Në fakt, dhe hunda ashtu si gjenitalet përmban inde erektile.

    Ju bëftë mirë dhe gëzuar! Tek një numër i caktuar njerëzish është vënë re dhe një shkak i rrallë i tështimës –mbushja e barkut pas një vakti të bollshëm. Ky fenomen, është gjithashtu trashëgimi gjenetike autosomo dominante.

    Kafsha që tështin më shumë është iguana. Iguanat tështijnë më shpesh dhe më produktivisht se çdo kafshë tjetër. Tështima është mënyrë nëpërmjet të cilës trupi i tyre nxjerr sasi të caktuara kripe që është zakonisht nënprodukt i tretjes së tyre.

    Më mirë të tështini më zë të lartë sesa të mbani tështimën. Nëse ju tështihet në një moment të papërshtatshëm, kur jeni në koncert, kinema, gjatë mësimit ose në një vënd fetar…., nuk rekomandohet përpjekja për të ndalur tështimën. Edhe pse rrallë, ndalimi i tështimës mund të çojë në dëmtime, duke përfshirë këtu plasjen e enëve të gjakut në sy, dobësim të enëve të gjakut në tru, plasje e daulles së veshit ose probleme me diafragmën.

    Si shmanget tështima? Disa përsona tështijnë me zë shumë të lartë (në varësi të volumit të ajrit që nxjerrin dhe shpejtësisë së tij) dhe në shoqëri ndonjëherë duan të shmangin tështimën. Nëse keni ndjesinë që do t’ju duhet të tështini dhe doni ta shmangni atë, edhe pse nuk është e sigurtë që do funksionojë- provoni të nxirrni ajrin që vjen nga mushkëritë nepërmjet gojës ( ajri i cili duhet të kishte dalë gjatë proçesit të tështimës), mbani frymën duke numëruar deri në 10 dhe fërkoni lehtë ose shtypni pjesën fundore të hundës për disa sekonda.

    Tështima „reset/rivendos“ hundën tonë! Shkencëtaret në studimin e vitit 2012 zbuluan se pse tështijmë dhe çfarë ndodh kur tështijmë. Revista „Science Daily“ shkuan: “Ashtu si kompjuteri që vepron çuditshëm, dhe hundët tona kur janë të ngarkuara kanë nevojë për tu kthyer në gjëndjen e mëparshme, dhe këtu kemi të bëjme me reset biologjik që shkakton forcën shtytëse të tështimës. Kur tështima funksion në mënyre të përshtatshme ajo bën rivendosjen e mjedisit të duhur në pasazhet e hundës ku ndodhen grimcat e „këqija“ të thithura nga hunda. Tështima stimulohet nga sinjalet biokimike të cilët rregullojnë dridhjen e fijeve mikroskopike të qelizave të mukozës që mbështjell pjesën e brëndshme të zgavrës së hundës.“

    Është plotësisht normale që të tështijmë dy ose tre herë pa ndalim. Grimcat „e këqija“ të cilat kanë ngecur në pasazhet e hundës dhe që nxirren me anë të tështimës nuk mund të dalin jashtë me lehtësi. Nganjëherë është e domosdoshme më shumë se një tështimë për ti nxjerrë jashtë, dhe kjo çon në tështitje të vazhdueshme për disa herë. Disa persona mund të tështijnë me një numër të caktuar gjithmonë.

    Sytë mbyllen në mënyrë të pavetëdijshme. Është e vështirë që të arrini të mbani sytë hapur ndërsa i jepni biçikletës dhe keni nevojë të tështini. Një pjesë e mesazhit që i dërgohet trurit përpara tështimës është që sytë të mbyllen. Refleksi i tështimës përfshin disa lloje muskujsh dhe grupe muskujsh në të gjithë trupin, duke përfshirë dhe kapakët e syve. Kemi të bëjmë me një refleks të pavetëdijshëm, si në rastin kur mjeku godet gjurin me çekiçin e vogël. Gjithsesi, nuk është e pamundur që të mbajmë sytë hapur, kështu që konfirmimi që është e pamundur të mbajmë sytë hapur gjatë tështimës – nuk është i saktë!

    Zemra nuk ndalon kur tështini! Pa marrë parasysh se çfarë thonë mitet, zemra nuk ndalon së rrahuri gjatë tështimës! Nxjerrja e shpejtë e ajrit së bashku me tkurrjen e krahërorit dhe stimulimin e nervit vagus gjatë tështitjes çojnë në ngadalësime të vogla të rrahjeve të zemrës dhe ndryshime të vogla në ritmin e zemrës. Por sigurisht zemra nuk ndalon së rrahuri. Ky efekt është minimal, prandaj shumica e njerëzve nuk ndjejnë asnjë ndryshim.

    As sytë nuk dalin jashtë kur tështini. Shumica prej nesh mbyllin sytë kur tështijnë, por në qoftë se do i mbani të hapur kur tështini, sytë do të qëndrojnë aty ku janë, në kokë aty ku e kanë vëndin. Edhe pse, presioni i gjakut në sy mund të rritet pak gjatë tështimës, nuk është i mjaftueshëm që sytë të dalin jashtë. Prandaj, pamvarësisht nga trillimet që mund të keni dëgjuar, nuk ka asnjë mundësi që sytë të dalin jashtë për shkak të tështimës.

    Bestytnitë në lidhje me tështimën. Disa thënie popullore rreth tështimës thonë- nëse tështini, dikush mund t’ju vijë për vizitë, ose nëse macja juaj tështin, do të bjerë shi. Nëdisa kultura të Lindjes së Largët nëse tështini pa një arsye të dukshme, besohet se dikush në atë moment po ju përmënd. D.m.th. ekziston paragjykimi se nëse flisni për dikë mbas shpine, ai person do të tështijë. Nga ana tjetër, personi që tështin do të dijë nëse flitet mirë për të sepse ( do të tështijë një herë), kur flitet keq për të (do të tështijë dy herë rradhazi), dhe nëse dikush ka rënë në dashuri me të( do të tështijë tre herë rradhazi) ose mund të ketë të bëjë me faktin që do të ftohet së shpejti nëse (tështin disa herë me rradhë). Besime të tilla janë vërejtur në të gjithë botën, veçanërisht në Greqi, në pjesën Sllave, Kelte, Angli, Francë, Japoni dhe në kulturën Nepale. Në disa pjesë të Indisë dhe Iranit ekziston bestytnia se tështima para fillimit të një pune është shenjë që ajo punë në mënyrë të pashmangshme do të ndërpritet për një arsye të keqe. Në këtë rast zakoni është që puna të ndërpritet për pak, për të pirë ujë ose të ndërpritet ritmi i punës përpara se të vazhdohet me punën- në mënyrë që të shmanget problemi. Në disa zona të Polonisë, ekziston bestytnia se tështima është një shenjë ogurzezë që konfirmon se pikërisht në atë moment vjehrra po flet keq për dhëndrin e vet i cili tështin, ose vjehrra për nusën. Në kulturën e Greqisë së lashtë, ekzistonte bestytnia ( që në disa zona të Greqisë ka vazhduar deri në ditët tona) që tështima është një shenje konfirmuese e dërguar nga hyjnitë për personat që po degjojnë se personi që flet po thotë të vërtetën.

    Bekimet e lidhura me tështimën! Në shtetet anglishtfolëse, zakonisht përgjigja tradicionale kur dikush tështin është: “Zoti të bekoftë“. Nga e ka origjinën kjo nuk është e qartë por ka disa teori në lidhje me këtë zakon. Konsiderohet psh. besimi se jeta e njeriut është e lidhur me frymën e tij (ky besim reflektohet në fjalën angleze „expire“, që do të thotë skadim,nxjerr, skadon, përfundon, vdes), dhe bekimi mund të ndalojë shpirtin të dalë jashtë trupit gjatë tështimës dhe që ekziston mundësia që shpirtin ta kaplojnë shpirtrat e këqinj që përgjojnë. Mund të ndodhë që shpirtrat e këqinj të hyjnë në trup nëpërmjet gojës së hapur kur personi tështin, ose personi që tështin heq mëkatet e tij ose shpirtrat e këqinj që ka në trup gjatë tështimës, prandaj duhet të bekohet që shpirtrat e këqinj të cilët janë larguar të mos futen në trup përsëri…Disa thonë që kjo frazë ka hyrë në përdorim gjatë epidemisë së murtajës në shekullin e 14-të, ndërsa disa të tjerë mendojnë që është krijuar gjatë periudhës së rilindjes, kur dhe është menduar që kur dikush tështin, zemra e tij ndalon për një moment dhe bekimi për atë person ishte lutje që zemra e tij të rrihte përsëri. Gjithashtu thuhej që ai që jepte bekimin nuk do të sëmurej vetë.
    Praktika në kulturën islame bazohet në mësimet e profetit Muhammed. Shëmbulli në lidhje me tështimën nga mësimi i Buharit, prej Ebu-Hurejra, se profeti Muhammed tha: „Kur dikush tështin, le të thotë: “Elhamdulillah” (Faleminderit Allahut!). Atëherë do ti përgjigjeni: “Jerhamukellah” (Allahu të mëshiroftë!). Ju do të përgjigjeni: “Jehdikumullahu ve juslihu balekum” (Allahu të udhëzoftë dhe të lehtësoftë gjëndjen tënde!)“.