Rhinostop® mund të përdoret nga të rriturit dhe fëmijët mbi 6vjeç. Rhinostop® merret në rrugë orale (nga goja), në formë tablete ose shurupi.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç mund të përdorin tabletat Rhinostop® si më poshtë:
- merrni 1 (një) tabletë për çdo 6 orë.
Nëse të rriturve ju përshtatet marrja e medikamentit RHINOSTOP® në formën e shurupit, atëherë mund të përdorni të njëjtën dozë qe rekomandohet për fëmijët mbi moshën12 vjeç.
Fëmijët nga 6 deri në 12 vjeç duhet të përdorin Rhinostop® shurup si më poshtë:
- fëmijët nga 6 deri në 12 vjeç duhet të marrin 1 (një) lugë matëse (5 ml) shurup për çdo 6 orë,
- fëmijët mbi 12 vjeç duhet të marrin 3 (tre) lugë matëse shurup (gjithsej 15 ml) shurup për çdo 6 orë.
Rhinostop shurup® ka ngjyrë të kuqe më aromë karakteristike manaferre, me shije të këndshme, prandaj fëmijët e pranojnë lehtë.
Fëmijët e moshës 6 deri në 12 vjeç nuk duhet të marrin Rhinostop® shurup më gjatë se 5 ditë pa u konsultuar me mjekun.
Pacientët që kanë dëmtime të lehta deri mesatare të funksioneve të veshkave ju rekomandohet të zgjasin intervalin ndërmjet marrjes së dozave, tableta apo shurup- në çdo 8-12 orë.