Çfarë është Rhinostop®?

Rhinostop® në mënyrë të shpejtë dhe efektive lehtëson shumicën e simptomave të gripit dhe ftohjes (dhe parandalon simptomat e rinitit alergjik), siç janë:

  1. kongjestioni i mukozës së hundës dhe sinuseve dhe zënie e hundës,
  2. ndjesinë e presionit dhe dhimbjes në hundë dhe në sinuse ,
  3. rritjen e sekrecioneve nga hunda,
  4. fishkëllimat nga hunda,
  5. tështimat,
  6. kollën,
  7. skuqjen dhe ënjtjen e mukozës së hundës,
  8. skuqjen e syve dhe ënjtjen e kapakëve të syrit,
  9. ndjesinë e djegies së syve,
  10. rritjen e lotimit nga sytë,
  11. ngritjen e temperaturës trupore,
  12. dhimbjen e kokës dhe dhimbje të tjera,
  13. dhimbjen e fytit dhe ndjesinë e sikletit, gërvishtjes dhe djegies së fytit,

Rhinostop® gjithashtu përmirëson gjumin dhe cilësinë e të fjeturit dhe kontribuon në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të pacientit.

Rhinostop® është një medikament me shumë komponente i hartuar me kujdes, me qëllimin kryesor përmirësimin e shpejtë dhe efikas të gjëndjes shëndetësore të pacientit dhe kthimin e tij sa më shpejt në funksion normal për të kryer aktivitetet e përditshme.

Ne studimin klinik te kryer, Rhinostop® ka treguar të ketë një efikasitet më të lartë dhe veprim në spektër më të gjërë të simptomave në krahasim me preparatet monokomponente (psh. paracetamol 500 mg).
Në studimin e kryer në lidhje me largimin e simptomave kryesore të ftohjes (temperaturë, dhimbje koke, dhimbje fytyre, ënjtje qepallash, ndjeshmëri e fytyrës ndaj presionit dhe prekjes, zënie hundësh, rrjedhje hundësh, skuqje dhe ënjte të hundës) Rhinostop® veproi në të gjitha simptomat e testuara dhe tregoi efikasitet më të lartë në lidhje me të gjithë parametrat e analizuar

Sipas vlerësimit subjektiv të pacientëve dhe vlerësimit objektiv të mjekëve Rhinostop® është vlerësuar si një ndër ilaçet më të mira dhe më të pranueshme për të trajtuar ftohjen.

 

Rhinostop® – paketimi:

• kuti me 10 tableta
• shishe me 100 ml shurup.

Rhinostop® – përbërja:
• 1 tabletë përmban: paracetamol 251,0 mg, pseudoefedrinë hidrokloride 61,20 mg, klorfenaminë maleati 2,54 mg
• 5 ml shurup përmban: paracetamol 101,0 mg, pseudoefedrinë hidrokloride 20,20 mg, klorfenamin maleati 1,01 mg.

Rhinostop® përmban:

  • paracetamol – analgetik dhe antipiretik që ul temperaturën e lartë të trupit, largon dhimbjen e kokës dhe dhimbjet e muskujve dhe kyqeve
  • pseudoefedrin – dekongjestiv që zvogëlon ënjtjen e rrugëve të frymëmarrjes, përmirëson kalueshmërin në traktin respirator, zvogëlon sekrecionet e tepruara në sinuset e hundës, lehtëson frymëmarrjen
  • klorfenamin – antihistaminik i cili zvogëlon ënjtjen e mukozës së hundës dhe presionin në sinuse, zvogëlon fishkëllimat e hundës, zvogëlon lotimin dhe kollën indirekte, veçanërisht gjatë natës, sepse lehtëson gjumin dhe përmirëson cilësinë e gjumit.

Rhinostop® në dozat e rekomanduara tolerohet mirë, dhe efektet anësore janë të rralla, të lehta dhe me intensitet mesatar.
Kur merrni Rhinostop®, mos përdorni ilaçe të tjera që përmbajnë paracetamol ose medikamente për zvoglimin e simptomave të bllokimit të hundës.
Për më shumë informacion mbi efektet anësore, paralajmërimet ose kundërindikacionet në marrjen e ilaçit, lexoni përmbajtjen në faqen e „Udhëzimeve për pacientët“.