Si dallohen simptomat e ftohjes nga simptomat e alergjisë??
Duke filluar prej rrjedhjeve të hundëve dhe teshëtimave deri në dhimbje koke, kruarje ose djegie fyti, simptomat e ftohjes dhe alergjisë mund të ngatërrohen në një masë shumë të madhe. A ka ndonjë mënyrë për të përcaktuar nëse simptomat tuaja janë shkaktuar nga alergjia ose nga e ftohura/gripi? Së pari, do t’ju ndihmojë nëse i kushtoni vëmëndje asaj se çfarë e shkakton alergjinë dhe çfarë e shkakton të ftohurën.
Reaksioni alergjik, në fakt është reagim i sistemit imuntar të organizmit ndaj substancave, të cilat organizmi i konsideron si të huaja (alergjene). Nga ana tjetër, ftohja shkaktohet nga viruset.
Alergjia nuk i prek të gjithë, por vetëm ata persona që janë shumë të ndjeshëm ndaj alergjenëve të caktuar, siç është poleni, spore myku, pluhurat e shtëpisë, merimangat dhe qimet e kafshëve etj. Disa lloje të alergjive, siç është rasti i alergjisë ndaj polenit, shfaqen me sezone ( janë sezonale ), në stinë të caktuara të vitit, kur lulëzojnë lulet, nga të cilat del dhe poleni, ndaj të cilit jemi të tejndjeshëm .Shkencëtarët besojnë që gjenet dhe faktorët e tjerë në mjedisin tonë luajnë një faktor të rëndësishëm tek personat që vuajnë nga alergjitë.
Si zhvillohen alergjitë ?
Në shumicën e rasteve, ajo pjesë e trupit që ka kontakt me alergjenin ështe më shumë e prekur nga alergjia. Për shembull:
- Alergjenët të cilët thithen nga hundët shkaktojnë bllokim hundësh, kruarje hundësh dhe fyti, prodhim sekrecioni, kollitje dhe fishkëllima .
- Alergjenët të cilët janë në kontakt me sytë shkaktojnë kruarje, skuqje, lot dhe ënjtje sysh dhe qepallash.
Edhe pse ftohja dhe alergjia kanë simptoma të cilat ngatërrohen, disa nga simptomat shfaqen më shpesh tek njëra sëmundje sesa te tjetra. Shikoni cilat simptomat lidhen me rastin tuaj, dhe pastaj vëreni se sa shpesh shfaqen te rasti juaj.
SIMPTOMË | E FTOHURA | ALERGJIA |
---|---|---|
Rrjedhje hundësh | E zakonshme | E zakonshme |
Kollitje | E zakonshme | Ndonjëherë |
Tështimë | E zakonshme | E zakonshme |
Dhimbje fyti | E zakonshme | Ndonjëherë |
Kruarje e syve | Rrallë | E zakonshme |
Dhimbje dhe therrje | Ndonjëherë | Rrallë |
Lodhje | Ndonjëherë | Ndonjëherë |
Ngritje temperature | Rrallë | Kurrë |
Bllokim hundësh | E zakonshme | E zakonshme |
Ndjesi djegie fyti | Rrallë | Ndonjëherë |
Dhimbje koke | Ndonjëherë | Rrallë |