Si dallohet gripi nga e ftohura ?

Si dallohen simptomat e gripit nga simptomat e te ftohurës?

Gripi dhe e ftohura janë dy sëmundje të ndryshme. E ftohura është relativisht më pak e dëmshme dhe kalon vetë brenda disa ditëve, edhe pse ndonjëherë mund të ketë komplikime, nga të cilat më i shpeshtë është infeksioni i veshit. Gripi është një sëmundje më serioze, e cila gjithashtu mund të shkaktojë komplikime, siç është rasti i pneumonisë por mund të shpie edhe deri te vdekja. Për ndryshim nga gripi, simptomat e ftohjes janë më shumë rezultat i përgjigjes imunitare ndaj infeksionit sesa dëmtim i indeve të shkaktuara nga vetë virusi. Megjithatë, simptomat e gripit dhe të ftohjes shpeshherë ngatërrohen dhe dallimi mes tyre duhet të vihet re, kështu që monitorimi i hollësishëm i simptomave mund të lehtësojë diagnostifikimin e saktë të sëmundjes. Edhe pse jo-specifike, simptomat më të shpeshta të sëmundjes janë temperaturë e lartë dhe kollë, veçanërisht tek personat më të rinj se 60 vjeç, ndërsa në rastin e ftohjes, kollitja është e një forme më të lehtë (në 50% të rasteve mungon), rrallë vërehet që temperatura të jetë e theksuar, ndërsa në përgjithësi dominojnë simptomat e lidhura me mukozën e traktit respirator të sipërm, hundës dhe fytit.

 

SIMPTOMË E FTOHURA GRIPI
Temperaturë Rrallë tek të rriturit – zakonisht rritje e lehtë, shpesh tek fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe te personat me gjëndje jo të mirë shëndetësore Gjithmonë e lartë
(me e lartë se 39°C dhe zgjat minimalisht 3-4 ditë)
Bllokim hundësh I zakonshëm Nganjëherë
Rrjedhje hundësh E zakonshme Rrallë
Tështimë E zakonshme Nganjëherë
Dhimbje fyti E zakonshme Nganjëherë
Kollitje Kollë e thatë e lehtë deri mesatare
(pa sekrecion)
E zakonshme, kollë e thatë qe në shumicëm e rasteve kalon në kollë me sekrecion
Dhimbje koke Nganjëherë E zakonshme, afatgjatë
Dhimbje muskujsh dhe kockash Nganjëherë, e lehtë E zakonshme, shpesh e fortë
Lodhje dhe dobësi e përgjithshme Shumë lehtë E theksuar, mund të zgjasë deri në 2-3 javë
Lodhje e theksuar Asnjëherë Në fillim dhe gjatë sëmundjes