Si dallohen simptomat e gripit nga simptomat e te ftohurës?
Gripi dhe e ftohura janë dy sëmundje të ndryshme. E ftohura është relativisht më pak e dëmshme dhe kalon vetë brenda disa ditëve, edhe pse ndonjëherë mund të ketë komplikime, nga të cilat më i shpeshtë është infeksioni i veshit. Gripi është një sëmundje më serioze, e cila gjithashtu mund të shkaktojë komplikime, siç është rasti i pneumonisë por mund të shpie edhe deri te vdekja. Për ndryshim nga gripi, simptomat e ftohjes janë më shumë rezultat i përgjigjes imunitare ndaj infeksionit sesa dëmtim i indeve të shkaktuara nga vetë virusi. Megjithatë, simptomat e gripit dhe të ftohjes shpeshherë ngatërrohen dhe dallimi mes tyre duhet të vihet re, kështu që monitorimi i hollësishëm i simptomave mund të lehtësojë diagnostifikimin e saktë të sëmundjes. Edhe pse jo-specifike, simptomat më të shpeshta të sëmundjes janë temperaturë e lartë dhe kollë, veçanërisht tek personat më të rinj se 60 vjeç, ndërsa në rastin e ftohjes, kollitja është e një forme më të lehtë (në 50% të rasteve mungon), rrallë vërehet që temperatura të jetë e theksuar, ndërsa në përgjithësi dominojnë simptomat e lidhura me mukozën e traktit respirator të sipërm, hundës dhe fytit.
SIMPTOMË | E FTOHURA | GRIPI |
---|---|---|
Temperaturë | Rrallë tek të rriturit – zakonisht rritje e lehtë, shpesh tek fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe te personat me gjëndje jo të mirë shëndetësore | Gjithmonë e lartë (me e lartë se 39°C dhe zgjat minimalisht 3-4 ditë) |
Bllokim hundësh | I zakonshëm | Nganjëherë |
Rrjedhje hundësh | E zakonshme | Rrallë |
Tështimë | E zakonshme | Nganjëherë |
Dhimbje fyti | E zakonshme | Nganjëherë |
Kollitje | Kollë e thatë e lehtë deri mesatare (pa sekrecion) |
E zakonshme, kollë e thatë qe në shumicëm e rasteve kalon në kollë me sekrecion |
Dhimbje koke | Nganjëherë | E zakonshme, afatgjatë |
Dhimbje muskujsh dhe kockash | Nganjëherë, e lehtë | E zakonshme, shpesh e fortë |
Lodhje dhe dobësi e përgjithshme | Shumë lehtë | E theksuar, mund të zgjasë deri në 2-3 javë |
Lodhje e theksuar | Asnjëherë | Në fillim dhe gjatë sëmundjes |